13 Gusht 2020

Aktakuzë për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar

Prishtinë, 7 korrik - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit M.F. për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-ë, lidhur me veprën penale, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 372 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).

Sipas aktakuzës për të pandehurin M.F., i cili deri më tani, ishte i paaftë për të përballur me gjykimin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore/mendore, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në dy periudha të caktuara kohore, më saktë gjatë, periudhës kohore prej, 01.07.2013 deri me 23.11.2013 dhe gjatë periudhës kohore nga fillimi i vitit 2018 deri me datë 24.07.2019, me dashje dhe me dije, e me qëllim që ky grup të kryej vepra penale që janë të dënueshme me burgim, së paku 4 vjet, aktivisht ka marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit, duke e ditur se pjesëmarrja e tij do të kontribuoj në realizimin e veprimtarisë kriminale për import, furnizim, transport, këmbim, ndërmjetësim, dhe shitje të paautorizuar të armëve dhe duke vepruar së bashku me të pandehurit tjerë me vetëdije kanë transportuar dhe sjellë armë dhe municion të ndryshëm, nga Maqedonia e Veriut për në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Me këto veprime i pandehuri M.F. ka kryer veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-ë, lidhur me veprën penale, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 372 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurin, për veprat penale që akuzohet, ta shpallë fajtor dhe ta gjykojë sipas ligjit.​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)  
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)   

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)    

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)    

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ‘ka diçka me thanë’. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 12:00)