29 Mars 2024

Aktakuzë për vepër penale të “Vrasjes”

Pejë, 25 janar - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit F.Ll. për vepër penale “Vrasje” nga neni 178 të KPRK-së, “Vrasje e mbetur në tentativë në rrethana të tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme” nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 12 paragrafi 3 të KPRK-së dhe vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe kundër të pandehurit F.G. për vepër penale “Vrasjes e mbetur në tentativë” nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.Ll. më 14.07.2017, pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën I.G. hynë në oborrin e këtij të fundit merr një sëpatë dhe e godet viktimën në pjesën e sipërme të kokës dhe në vetullën e djathtë, ashtu që si pasojë e kësaj i njëjti ndërron jetë.

Ndërkaq, i pandehuri F.G. me të kuptuar se prindi i tij ka nderuar jetë, i mllefosur, merr një pistoletë dhe niset në drejtim të shtëpisë së të pandehurit F.Ll., ashtu që me tu afruar afër saj shtënë njëherë, e më pas shkon tek dera e oborrit futë dorën brenda dyerve dhe në një distancë prej 4-5 m shtënë disa herë në drejtim të pandehurit F.Ll. mirëpo nuk kishte arrit ta godas. Me të  vërejtur këtë situatë i pandehuri F.Ll. me qëllim që ta zmbraps sulmin nga vetja nxjerr një armë dhe me të shtënë 7 herë në drejtim të pandehurit F.G. të cilin e godet me tre plumba dhe i njëjti urgjentisht dërgohet në spital.

Të pandehurit me këto veprime kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara sikur më lart.  Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtoj dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale të cilat i’u vihen në barë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)