04 Korrik 2020

Aktakuzë për tentim vrasje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Prizren, 3 qershor – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Tentim vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 28 paragrafi 1, veprën penale “Kanosje” nga neni 181 paragrafi 4 e lidhur me paragrafin 1 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.K., me dashje eventuale ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale, por vepra nuk realizohet, në atë mënyrë që me datë 21.08.2019 rreth orës 15:50, në oborrin e shtëpisë së tij në Prizren, për shkak të mosmarrëveshjes me fqiun P.K., i cili i kishte vendosur skelet në oborrin e tij pa e pyetur, e kërcënon me pistoletë të njëjtin deri sa ishte në skele, për çka ndërhyn vëllau i P.K., i dëmtuari A.K., duke ia kapur dorën ku e kishte pistoletën dhe gjatë përleshjes, i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit të tij, dhe ai e pranon shkaktimin e saj, me ç’rast shkrep njëherë me pistoletën e tipit “Ecol”, dhe me një plumb e godet të dëmtuarin në nofullën e poshtme të djathtë, duke i shkaktuar thyerje të shumëfishta dhe të cilit njeherit i shkakton lëndim të rëndë trupor me dëmtim të përkohshëm dhe serioz të shëndetit dhe paaftësim të përkohshëm në punë.

Me këto veprime i pandehuri F.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Tentim vrasje” sipas KPRK-së.

Po ashtu, në vend dhe kohë të njëjtë, i pandehuri F.K., me përdorim të armës seriozisht i kanoset personit tjetër me fjalë, vepra apo gjeste, në atë mënyrë që fillimisht derisa i dëmtuari P.K., ishte në skele, e kërcënon me fjalë dhe ia drejton pistoletën e tipt “Ecol”.

Në këtë mënyrë, i pandehuri F.K., ka përmbushur elementet e veprave penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprat penale të cilat i vihen në barrë.​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)