16 Prill 2024

Aktakuzë për shpëlarje parash, mashtrim dhe shmangie nga tatimi

Prishtinë, 27 gusht - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, kundër të pandehurve F.H., B.R dhe V.R.

Të pandehurit F.R dhe B.R në periudhën kohore qershor 2016 – gusht 2017, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit për vete dhe persona të tjerë, e me qëllim të fshehjes apo të maskimit, të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë, pasi që më parë kanë pranuar mjete monetare të shumta duke i mashtruar një numër shumë të madh të qytetarëve të Kosovës, kinse do ti punësojnë në Gjermani, duke përfituar me anën të veprës penale të “mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve”, nga secili i dëmtuar shumën prej 2500 – 3000 euro. Ndërsa, numri i të dëmtarëve që nuk janë punësuar fare në Gjermani është 489 persona.

Ndërsa, të pandehurit F.R dhe B.R gjatë kësaj periudhe kohore me veprime të kundërligjshme, kanë përvetësuar shumën e parave prej 1,220,175.00 euro, nga kjo kanë bërë shpëlarje të parave në shumën prej 1,068,775.00 euro.

Me këto veprime, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “shpëlarje parash” nga neni 308 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe neni 32 paragrafi 2, nën paragrafi 2.1 dhe 2.2, i Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit, lidhur me nenin 81 dhe 31 të KPRK-së.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se të pandehurit F.H dhe B.R,. në periudhën e njëjtë kohore qershor 2016 – gusht 2017, kanë mashtruar 489 të dëmtuar, duke i vënë në lajthim se kinse do ti punësojnë në Gjermani, duke ju lëshuar kontrata kinse origjinale, a në fakt ju kanë dorëzuar kontrata të falsifikuara, ku me këtë rast me anë të mashtrimit, ju kanë marrë nga 2,500 – 3,000 euro secilit, duke përvetësuar shumën prej 1,206,425.00, në mënyrë të kundërligjshme dhe nuk ju ka mundësuar punësimi fare, edhe përkundër përpjekjeve nga të dëmtuarit për tu punësuar apo edhe së paku të ju kthehen parat por, pas sukses.

Me këto veprime të lartcekurit në vazhdimësi dhe bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “mashtrimi” nga neni 335, paragrafi 2 dhe neni 31 dhe 81 të KPRK-së.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se të pandehurit F.H dhe B.R nga muaji qershor 2016 – gusht 2017, në cilësinë e pronarëve dhe menaxherëve të kompanie, me dashje kanë lëshuar dokumente në emër të personit tjetër pa autorizim, në atë mënyrë që lëshojnë mbi 400 kontrata të falsifikuara, për punësim  në shtetin e Gjermanisë, në emër të shtetasit gjerman M. Sch, pa autorizimin e tij paraprak.

Me këto veprime të pandehurit e lartcekur në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 399 paragrafi 1 pika 1.3, lidhur me nenin 81 dhe 31 të KPRK-së.

I pandehuri, V.R., nga muaji qershor 2016 – gusht 2017, në vazhdimësi dhe me dashje falsifikon dokumentet me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve, si origjinale, duke vënë nënshkrimin në emër të personit tjetër pa autorizim, në atë mënyrë që i njëjti nënshkruan rreth 400 kontrata për punësime në shtetin e Gjermanisë, në emër të M. Sch., pa autorizimin e tij paraprak.

Me këtë në vazhdimësi ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumenteve nga neni 398 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së.

Gjithashtu, i pandehuri F.H., gjatë periudhës kohore 2016 – 2017 në cilësinë e personit përgjegjës, me qëllim të shmangies pjesërisht apo të tërësisht pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, nuk i ka përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e këtyre bizneseve. Si pasojë e mos deklarimit të këtyre ka bërë shmangien nga tatimi në shumën prej 137,999.60 euro.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “shmangie nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 i KPRK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)