19 Prill 2024

Aktakuzë për shfrytëzim të kundërligjshëm të veturës zyrtare

Pejë, 30 nëntor - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër L.K, për veprën penale “Plaçkitja e mjeteve motorike”, nga neni 346 paragrafi 1,të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.K, me datën 14 gusht 2018, në fshatin Raushiq të Pejës, kundërligjshëm nget veturën zyrtare të policisë, Golf 5, përderisa dy zyrtarët policorë e kishin lënë veturën zyrtare në një auto-larje, dhe të njëjtit kishin shkuar pranë një qendre tregtare.

I pandehuri L.K., gjatë kësaj kohe shfrytëzon mungesën e policëve, futet në veturë zyrtare dhe fillon ta ngasë atë, si dhe  e vendos kapelën e policisë në kokë, e tërë këtë ngjarje e incizon një shok i të pandehurit L.K, e ky i fundit e poston në rrjetin social “Youtube”.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)