24 Prill 2024

Aktakuzë për mashtrim dhe veprimtari të pandërgjegjshme ekonomike

Pejë, 20 dhjetor - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.S., për veprat penale “Mashtrimi“, nga neni 335, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, dhe veprën penale “Veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”, nga neni 285, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.S., si pronar i operatorit ekonomik, i kontraktuar nga Komuna e Pejës  për mirëmbajtjen dhe pastrimin e objekteve të institucioneve arsimore, shëndetësore, administratës komunale dhe objekteve të kulturës, i njëjtit me anë të paraqitjes se fakteve të rreme, përmes faturës  së panënshkruara  nga zyrtarët  përgjegjës komunal, për përfundimin e obligimeve të muajit nëntor  të vitit 2015, të paraparë sipas kontratë, dhe duke mos respektuar standardet dhe rregullat e afarizmit, i pandehuri K.S, me datën 24 dhjetor të vitit 2015, përmes kësaj fature të prezantuar në  Zyrën e Thesarit në Prishtinë, arrin ta ekzekutoj pagesën në shumë prej 33,691 mijë euro.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat  penale të cilat i vihen në barrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)