23 Prill 2024

Aktakuzë për keqpërdorim të drejtës se votimit

Pejë,7 shkurt - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër, A.B., për veprën penale “Keqpërdorim i të drejtës së votimit “, nga neni 216, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., me datën 22 tetor të vitit 2017, gjatë zgjedhjeve lokale të  vitit 2017, ka votuar dy herë me kusht, fillimisht në fshatin Grabanicë të Klinës, pasi shfrytëzon të drejtën e votimit  me kusht, i njëjtit  me vonë voton prapë me kusht në fshatin Kpuz të komunës së Klinës, mirëpo vota i është refuzuar pas verifikimit nga KQZ-ja në Prishtinë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës  penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën  penale e cila i vihen në barrë.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)