28 Mars 2024

Aktakuzë ndaj të pandehurit që vuri në qarkullim barëra me afat të skaduar

Gjilan, 25 mars – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.K., pasi që vuri në qarkullim barëra të dëmshme mjekësore.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 22 shkurt 2019, në barnatoren ‘’Greta Pharm’’, në komunën e Kamenicës, ka shpërndarë produkte të dëmshme mjekësore, në atë mënyrë që gjatë kontrollimit nga Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, u konstatua se i pandehuri ka vënë në qarkullim një sasi të konsiderueshme të barërave pas datës së skadimit dhe pa banderolla, të cilat janë të dëmshme për shëndet.

Gjithashtu, i pandehuri, në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtarinë farmaceutike, ashtu që pa kualifikim adekuat profesional, ka ofruar shërbime farmaceutike, edhe përkundër faktit që me profesion ishte ekonomist.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprat penale: ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’ nga neni 266 paragrafi 2 dhe ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike’’ nga neni 262 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri B.K., ka qenë nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 22 shkurt 2019, deri më 13 mars 2019.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)