20 Prill 2024

Aktakuzë ndaj të pandehurit që ngacmoi të miturën 14 vjeçare

Gjilan, 7 shkurt - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.J. (1993), për shkak të veprës penale ‘’Ngacmimi’’ nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 25 janar 2019.

Sipas aktakuzës, më 23 – 25 janar 2019, në Gjilan, i pandehuri B.J., me veprimet e tij, me qëllim të frikësimit, me dashje dhe me përdorimin e kërcënimit se do të zbulojë diçka që mund të dëmtojë nderin ose autoritetin e tjetrit, e ka shqetësuar të miturën e moshës 14 vjeçare, tani të dëmtuarën A.D., në atë mënyrë që përmes rrjetit social Whats App, ka kërkuar nga ajo që të takohen dhe të kenë marrëdhënie intime, ose në të kundërtën ai do t’i zbulonte dhe publikonte disa fotografi, në të cilat ajo kishte dalë e zhveshur, me ç’rast me këto veprime te e dëmtuara ka shkaktuar pasiguri, frikë dhe shqetësim të madh emocional.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor për këtë vepër penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)