24 Prill 2024

Aktakuzë kundër dy personave për kanosje e ngacmim ndaj dy gazetarëve

Prishtinë, 3 dhjetor – Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.S., për shkak të veprës penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të KPRK-së, po ashtu, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit T.P., për shkak të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.S., ka kryer veprën penale të ngacmimit ndaj gazetarit-të dëmtuarit Sh.K., duke kërkuar nga i njëjti ta largoj nga portali përkatës shkrimin e tij.

Ndërsa, sipas aktakuzës, i pandehuri T.P., ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj gazetarit-të dëmtuarit G.G., përmes rrjetit social facebook.

Prokurori i shtetit, me aktvendim mbi ndalim kishte ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të pandehurit dhe ndaj të njëjtëve ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, si dhe aktakuzat e ngritura i ka proceduar në gjykatë për trajtim të mëtejmë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)