19 Prill 2024

Aksion simbolik për përcaktimin e pikave për protestuesit në pandemi

Prishtinë, 8 maj - Sot, disa organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë të pavarur zhvilluan aksionin simbolik të përcaktimit të pikave për protestuesit e mundshëm në situatë pandemie.

Përmes këtij aksioni, aktivistët shënjuan 448 pika për 448 protestues të mundshëm në hapësirën para Teatrit Kombëtar për të demonstruar një mënyrë të mundshme të zhvillimit të një proteste në situatë pandemie, duke respektuar distancën sociale dhe masat tjera që mbrojnë shëndetin tonë publik.

"Ashtu siç është me rëndësi të ushqyerit për jetesën tonë, me ç’rast institucionet kanë nxjerrë rregulla se si duhet të blejmë e të furnizohemi me ushqim, në po atë masë është e rëndësishme demokracia për jetën tonë socio-politike."

"E demokracia nuk nënkupton vetëm zgjedhje një herë në katër vjet, por edhe të drejtën e qytetarëve për demokraci pjesëmarrëse përmes lirisë për asocim, pra lirisë për tubim publik, të garantuar me ligjet në fuqi, me konventat ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Kosovës", konsiderojn keto organizata.

Përmes këtij aksioni simbolik ne kërkojmë nga institucionet relevante definim të rregullave të protestimit në përputhje me situatën në të cilën ndodhemi, pra të vendosin kufizime që ruajnë shëndetin publik siç janë distancat mes protestuesve të mundshëm, mbajtja e maskave dhe dorëzave, por që e mundësojnë ushtrimin e të drejtës për tubim publik të garantuar me ligje dhe me Kushtetutë.

"Ne mbesim të përkushtuar si aktivistë që të gjejmë mënyra të reja për të zhvilluar demokracinë, mjetet e saj dhe për t’i avancuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës edhe në kohë pandemie."

Organizatat dhe aktivistët e përfshirë në aksion:
ADMOVERE
Integra
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim
Trina Binaku
Gentiana Mehmeti
Alora Hyseni
Durim Jasharaj
Indrit Ferati
Rinor Mehmeti
Paris Guri
Roni Idrizaj
Agon Rexhepi
Adelina Tërshani

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)