25 Prill 2024

Aksident i rëndë në Pejë

Pejë, 4 shtator - Me datën 3 shtator 2018 rreth orës 17:45 në vendin Dush, përkatësisht në vendkalimin hekurudhor ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e tre (3) personave dhe lëndimin e tre (3) të tjerëve.

Në ketë aksidentg ishin të përfshirë vetura’ Mercedes’  me ngjyr te kafe dhe me targa te regjistrimit vendit, i drejtuar nga i dyshimti shtetas i Kosovës N.B.(1968),si dhe trenit të udhtareve me nr 761 i drejtuar nga viktima.

Deri te aksidenti ka ardh për deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nga fshati Gjurgjevik ne drejtim te fshatit Dush  dhe me te arritur  ne fshatin Dush, të vendkalimi hekurudhor i njëjti duke mos i respektuar shenjat e trafikut dhe duke mos shikuar sa duhet hyn ne vendkalim hekurudhor ku me ketë rast treni ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Prishtinës ne drejtim te Pejës  dhe i njëjti me pjesën e parë ballore të anës së djathtë e godet automjetin ne pjesën e pasme anësore të djathtë  te cilin e hudhë jashtë rruge ne te djathtë.
  
Si pasojë e kësaj goditje pos dëmeve te mëdha materiale pësojnë lëndime drejtuesi i automjetit dhe pasagjeret e tij. Në Spitalin rajonal të Pejës pa shenja jete arrin shtetasja e Kosovës A. Bajraktari (1979), ndërsa shtetasi H.Bajraktari(1939) ndalohet në repartin kirurgjik në Pejë, kurse te lënduarit tjerë dërgohen në QKUK në Prishtinë.

Pasagjerja Sh. Muharremi vjeq 54 ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë, ndërsa  drejtuesi i veturës N. Bajraktari dhe pasagjerja vjeqe (7) A. Bajraktari dhe pasagjeri vjeq(5)A. Bajraktari dërgohen për shërim te mëtutjeshëm ne QKUK në Prishtinë.

Ju informojm se sot me date 4 Shtator 2018 rreth ores 08:52 jemi informuar se e aksidentuara A. Bajraktari  (2011) ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtine.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij tre (3)trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.


Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)