23 Prill 2024

Aksident i rend në Gjilan, një i vdekur dhe 16 të lënduar

Gjilan, 7 mars - Në Gjilan, sot, rreth orës 13:20 minuta, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të një kamioni transportues.

Prokurori kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar policinë që drejtuesi i automjetit transportues, tani i dyshuari M.A., nga Peja, të ndalohet për 48 orë.

Nga ky aksident i komunikacionit, janë përfshirë mbi 10 automjete, ku përpos dëmeve të mëdha materiale, një person ka ndërruar jetë, ndërsa 16 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan, si dhe dy nga të lënduarit janë transferuar në QKUK, në Prishtinë.

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka cilësuar si një pasdite horrori tragjedinë e sotme që ndodhi në qendër të qytetit.

Në konferencën e përbashkët me prokuroren e shtetit, Rozelita Hasani dhe zëdhënësit e policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, kryetari i Gjilanit ka i shprehur ngushëllime familjes Çoçaj, ndërkaq 14 të lënduarve u ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“Ka qenë një pasdite horrori që ka ndodhur sot në Gjilan. Fatkeqësisht, një bashkëqytetar i yni Qerim Çoçaj ka humbur jetën, dy qytetarë janë në gjendje emergjente dhe po trajtohen në QKUK, ndërkaq 12 të tjerë po trajtohen në Spitalin Regjional. Lutemi që ta përballojmë sa më lehtë këtë gjendje të gjithë. Ne do të jemi pranë familjeve të të lënduarve, e në veçanti të familjes Çoçaj”, tha Haziri.

“E falënderoj reagimin e policisë së shtetit, prokurorisë dhe solidaritetin e qytetarëve të cilët kanë ndiohmuar në shpëtimin  e jëtës së qytetarëve që kanë qenë të ngujuar në veturat e tyre”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Ndërkaq, para pak çastesh kryetari i Gjilanit ka mbledhur në takim drejtorët e të gjitha drejtorive komunale, ku i pranishëm ka qenë edhe komandanti i stacionit policor në Gjilan, Alban Ramushi, ku kanë diskutuar për menaxhimin e kësaj situate. ​
   
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)