29 Mars 2024

AKPK dhe BE nisin fushatën kundër korrupsionit

Prishtinë, 14 dhjetor - Agjencia Kosovare për Parandalimin e Korrupsionit (AKPK), e mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë, do të nisë sot një fushatë informuese publike që promovon rolin e Agjencisë dhe i bën thirrje publikut të raportojë korrupsionin.

Kjo fushatë ka për qëllim informimin e qytetarëve në lidhje me fushëveprimin e Agjencisë dhe do të përfshijë informata për mbrojtën e sinjalizuese, procesin e deklarimit të pasurisë dhe parandalimin e Konfliktit të interesit.

Gjatë vitit 2022 nga informatat të pranuara, në kuadër të mandatit të Agjencisë, mbi 30 raste janë iniciuar për trajtim nga bashkëpunimi me organizatat jo- qeveritare dhe mediat

Në këtë ngjarje do të flasin drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)