25 Prill 2024

AKF me rol të veçantë në sistemin e sigurisë

Prishtinë, 6 dhjetor - Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbajtur ceremoninë e pesëmbëdhjetë vjetorit të themelimit të saj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili mori pjesë në këtë ceremoni, theksoi se duke u nisur nga misioni dhe qëllimi i themelimit dhe funksionimit të AKF-së si institucion shtetëror me një rol të veçantë në sistemin e sigurisë dhe drejtësisë në shtetin, është një privilegj por edhe përgjegjësi dhe sfidë për menaxhimin e përgjithshëm të saj.

“Fusha forenzike të cilën e mbulon ky institucion është shumë e ndjeshme, e rëndësishme dhe përcaktuese në identifikimin, zbulimin, vërtetimin, parandalimin e kriminalitetit në vendin tonë”, tha ministri Mustafa.

Ai shtoi se Agjencia e Kosovës për Forenzikë do të ketë përkrahjen e tij dhe drejtimin e duhur të përcaktuar me Ligjin për AKF-në dhe legjislacionin përcjellës të aprovuar.

“Falë angazhimit të të  gjithë personelit të AKF-së dhe më mbështetjen time të pa rezervë në të gjitha drejtimet, sukseset nuk do të mungojnë edhe në vitet vijuese”, shtoi ministri Mustafa.

Kryeshefi i AKF-së, z. Blerim Olluri, tha se AKF gjatë këtyre viteve ka luajtur një rol të rëndësishëm në zbardhjen e veprave penale ku të gjitha ekspertizat janë kryer sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Me këtë rast para të pranishmëve u paraqit edhe një film dokumentar i shkurtër lidhur me historikun e themelimit të AKF-së.  

Disa nga të arriturat kryesore që janë realizuar gjatë këtyre viteve nga AKF:

-Kryerja në mënyrë profesionale dhe me standarde ndërkombëtare e rreth 4000 ekspertimeve me mbi 40 000 dëshmi përcjellëse çdo vit.

-Akreditimi i pesë laboratorëve me standarde ndërkombëtare të cilësisë ISO 17025.

-Rezultatet pozitive të të gjithë eksperteve në testet ndërkombëtare të zotësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)