20 Prill 2024

AGK thirrje Inspektoratit dhe Policisë ta trajtojnë rastin e Ekonomiaonline

Prishtinë, 30 nëntor - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me shqetësim ka marrë njoftimin nga ish-shefi i kameramanëve të agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Meriton Dajakaj, se udhëheqësit e këtij mediumi i kanë mohuar atij të drejtën e shfrytëzimit të pauzës gjatë orarit të punës, me ç’rast, sipas tij, pronari i mediumit “Ekonomia Online”, e ka sharë dhe ka tentuar ta godasë atë.

Dajakaj, i ka thënë Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës se ngjarja ka ndodhur derisa ai në një ditë pune, javën qe shkoi, kishte kërkuar që të dalë në pauzë, mirëpo, sipas tij, një gjë e tillë i është mohuar nga ana e udhëheqësve të mediumit.

Sipas Dajakajt ky ka qenë edhe momenti kur ka nisur edhe përplasja mes tij dhe drejtuesit të mediumit “Ekonomia Online” Faton Osmani. Pas kësaj ai thotë që është detyruar ta braktisë punën dhe derisa po përshëndetej me koleget e tij, pretendon se Osmani ka degraduar në fyerje ndaj tij dhe ka tentuar që të njëjtin ta godasë.

Meriton Dajakaj ka njoftuar AGK-në se rastin e ka denoncuar edhe në Policinë e Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka kërkuar sqarime për rastin edhe nga udhëheqësi i mediumit “Ekonomia Online”. Ndonëse disa prej pretendimeve të Dajakajt, drejtuesi i kësaj media Faton Osmani i ka mohuar, ai ka pranuar se tashmë Dajakaj nuk është më i angazhuar në mediumin e tij, që nga dita që vetë Osmani e ka quajtur “kritike”. Edhe vetë ai e pohon se gjithçka ka nisur rreth një dalje në pauzë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me këtë situatë, dhe kërkon nga udhëheqësit e agjencisë “Ekonomia Online”, që të kenë sjellje me profesionale dhe me korrekte me stafin e tyre të punës.

AGK i bënë thirrje Inspektoratit të Punës dhe Policisë së Kosovës ta trajtojnë seriozisht këtë rast.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)