28 Mars 2024

AGK kërkon te hetohet mediumi “Tribuna Media Group”

Prishtinë, 23 korrik - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me raportimin në lidhje me mos kryerjen e obligimeve financiare si dhe shkeljen e të drejtëve të punës nga “Tribuna Media Group”, ndaj gazetarëve, kameramanëve dhe producentëve që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në këtë medium.

AGK ju bënë thirrje institucioneve të vendit, përkatësisht Inspektoratit të Punës dhe Prokurorisë së Shtetit që t’i hetojnë këto pretendime ku gazetarët nuk janë paguar për punën e bërë, me ç’rast ndaj tyre ka pasur edhe keqtrajtime dhe shkelje të të drejtave të punës nga pronarët e mediumit “Tribuna Media Group”, vepra këto të sanksionueshme me ligjet në fuqi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehet i gatshëm t’i ndihmojë të gjithë kolegët e prekur, të cilëve ju është bërë çfarëdo shkelje dhe mohimi i të drejtave të tyre, në mënyrë që ata t’i ndjekin rrugët ligjore pranë institucioneve gjegjëse.

Kujtojmë se AGK edhe para më shumë se një viti, pas raportimit të anëtarëve të vet se mediumi “Tribuna Media Group”, nuk i kishte kompensuar ata për punën e bërë, këtë rast e kishte përcjellur në Inspektoratin e Punës, ku lënda kishte shkuar për shqyrtim edhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Po ashtu, AGK fton të gjithë gazetarët të cilët përballën me probleme të tilla në cilëndo medie në Kosovë të raportojnë në AGK dhe në institucionet përkatëse.

AGK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve si dhe në krijimin e një ambienti sa më të mirë të të bërit gazetari në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)