23 Prill 2024

AGK dhe OSBE sensibilizojnë publikun për gazetarët e vrarë në Kosovë

Prishtinë, 5 dhjetor - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) organizon konferencën për gazetarët e zhdukur dhe të vrarë në Kosovë.    

Konferenca ka për qëllim të sensibilizojë publikun dhe nxisë diskutimin lidhur me 15 rastet e gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë nga 1998 deri më 2005.  

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm familjarë të viktimave, gazetarë, përfaqësues të institucioneve dhe të gazetarëve serb në Kosovë. Agjenda tentative për konferencë është bashkëngjitur në këtë ftesë.

Për dy dekada, familjet dhe miqtë e gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë janë përpjekur të zbulojnë të vërtetën: kush janë vrasësit? Kush janë rrëmbyesit? Çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre? Këto janë tregimet e tyre.

Katër nga 15 gazetarët e vrarë ende raportohen si të zhdukur: Lubomir Knezheviq, Marjan Melonashi, Ranko Pereniq and Djuro Slavuj.

Çfarë veprimesh mund të marrin institucionet përkatëse për të zbuluar se çfarë u ka ndodhur atyre?


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)