16 Prill 2024

Agjencia e Kosovës për Forenzikë shënon 15 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 6 dhjetor - Agjencia e Kosovës për Forenzikë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të organizojë sot ceremoni me rastin e 15 vjetorit të themelimit të saj. 

Me këtë rast të ftuar do të jenë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa,  si dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë e vendorë.

Qeveria Amerikane, duke parë të rëndësishme përkrahjen e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve forenzike në luftimin dhe parandalimin e krimit, vendosi që përmes ICITAP-it të investojë në Kosovë një shumë të konsiderueshme mjetesh për ndërtimin e një laboratori modern të Forenzikës.

Kështu në Tetor, 2003 Qeveria Amerikane-ICITAP-i vendosi gur themelin e objektit të Laboratorit të Forenzikës. Ky vit, padyshim, konsiderohet viti i themelimit të forenzikës në Kosovë.

Viti 2003, është simbolizurar edhe në emblemën e AKF-së që nënkupton vitin e themelimit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

Pranim-dorëzimi zyrtar i laboratorit të forenzikës nga ambasada Amerikane-ICITAP-i u bë më datë 05.07.2008. Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kajdanova, në mënyrë solemne ia dorëzoi çelësat ish-ministrit të Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti, përkatësisht ish-drejtorit të Laboratorit të Forenzikës, Nënkolonel Policor Blerim Olluri.

Nga kjo datë Laboratori i Forenzikës pavarësohet dhe udhëhiqet nga ekspertë vendorë.

Në vitin 2010 Forenzika e Kosovës pësojë një ndryshim thelbësorë.  Laboratori i Forenzikës i Policisë me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi u shndërrua  në Agjenci të pavarur ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)