18 Nëntor 2018

Agjencia e Emergjencave nis ushtrimin "Reagimi i Përbashkët 2018"

Prishtinë, 13 shkurt - Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme (AME), organizon ushtrimin në tavolinë "Reagimi i Përbashkët 2018".

AME e cila ka rolin dhe mandatin koordinues  qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahje dhe asistencë nga Ambasada Amerikane, Garda e Ajova-s, Ushtria e SHBA-ve, Agjencia Federale e Menaxhimit Emergjent dhe me pjesëmarrjen e institucioneve vendore, me mandat planifikimi, koordinimi, vendimmarrjeje dhe reagimi në incidente të karakterit kombëtar, kanë planifikuar realizimin e Ushtrimit në Tavolinë "Reagimi i Përbashkët 2018".

Ushtrimi ka për qëllim ta testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore për planifikim dhe vendimmarrje për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit kombëtar.

Ekzekutimin e  Ushtrimit në Tavolinë do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri nga sot deri më te premten.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2018

- Për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor bëhët ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. Teatri Kombëtar, ora 18:00)