24 Prill 2024

Agim Veliu në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike

Prishtinë, 4 shkurt - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Me këtë rast, ish-ministri, z. Ekrem Mustafa, i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu. 

Gjithashtu, detyrën e tij e dorëzoi ish-ministri i Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, pas bashkimit të Ministrisë së Administratës Publike me Ministrinë e Punëve të Brendshme. 

Me këtë rast, ish-ministrat Mustafa dhe Yagcilar, i uruan z. Agim Veliu detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Ndërsa, ministri Veliu falënderoi ish-ministrat për punën që kanë bërë gjatë mandatit të tyre. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)