19 Prill 2024

Admirali James G. Stavridis të enjtën viziton Kosovën

Prishtinë, 24 mars - Admirali James G. Stavridis, Komandant Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR) do të vizitojë KFOR-in nga dita e enjte, deri të premten.

Admirali Stavridis do të informohet reth situatës aktuale dhe do të vizitojë trupat e KFOR-it gjatë ushtrimeve në rajonin e ‘Battle Group’-it Shumekombësh Përëndim me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Lejtnant Markus Bentler.

SACEUR dhe COM KFOR do të mbajnë një konferencë për shtyp në aeroportin e Sllatinës (pjesa ushtarake) me 26 mars, duke filluar nga ora 15:15. 

Shtabi Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SHAPE) afër Mons në Belgjikë, është Shtab i Operacioneve të Komandës Aleate (ACO), njëra prej dy komandave strategjike ushtarake të NATOs.

ACO ëshëtë e udhëhequr nga Komandant Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR) dhe përgjegjës për të gjitha operacionet e Aleancës, duke u nisur nga Ngushtica e Gjibraltarit deri në Afganistan. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)