28 Mars 2024

A.B akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prizren, 11 qershor - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (04/L-082).

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij, me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që me datë 30.12.2016, në cilësinë e arkëtarit kryesor në bankën “NLB”, me seli në Prizren, pranon nga bashkëpunëtori i klientit të bankës E.Sh., – pronar i këmbimores “Euro-Eki”N.Sh., një shumë të lartë të valutave të frangave zvicerane për konvertim, e pastaj i’a kthen në para të gatshme shumën prej 147,000.00 euro, të cilat nuk i fut në sistem.

Pastaj, kur zbulohet nga punëdhënësi, shumën gjegjëse të mjeteve të nesërmen përmes vartësve të tij ilegalisht e kthen në bankë.

 Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri A.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

 Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

 â€‹


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)