Prishtinë, 30 tetor - Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit, të kaloj nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë... Lexo
Prishtinë, 30 tetor - Ambasada Britanike, përmes partnerëve të saj implementues - Axiom International dhe Agencia limited dhe në bashkëpunim me Këshillin... Lexo
Prishtinë, 30 tetor - Qendra Burimore për Personat e Zhdukur do të organizojë takimin mujor të përbashkët me familjarët e personave të zhdukur nga të... Lexo
Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2019
- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë lanson platformën "Forumi i Gruas për Siguri”, aktivitet ky që implementohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm". (Hotel Sirius, ora 9:00)
- Aksion për Nëna dhe Fëmijë organizon konferencën për përmirësimin e cilësisë me temë "Mbështetja në të ushqyerit me gji nëpër QMF". (Hotel Sirius. ora 9:00)
- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit organizon tryezë diskutimi lidhur reformën e sistemit të drejtësisë në Kosovë, si dhe sfidat e deritanishme me të cilat sistemi gjyqësor dhe prokurorial është ballafaquar vazhdimisht. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Avokati i Popullit organizon 'Ditët e hapura me qytetarë të Pejës" ku do të takojë në mënyrë individuale secilin qytetarë që lajmërohet për takim, duke u respektuar parimi i konfidencialitetit, që të parashtrojnë ankesat e tyre për shkeljet eventuale apo t'i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike. (Zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës,, ora 10:00)
- Administrata Tatimore e Kosovës do të mbaj konferencë për media, në të cilën Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, do të prezantoj rezultatet e aktiviteteve për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë aktivitetet për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve borxhlinj. (Zyra Qendrore e ATK-së, ora 11:00)
- Bëhet promovimi i librit "Traumatologjia e sistemit osteomuskular" e autorit, Prof.dr. Cen Bytyqi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)
kryetari i degës së PDK-së në Prizren z.Shaqir Totaj, nesër mban konferencën e radhës. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)
- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe rrjeti i marketeve Viva Fresh Store organizojnë hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Viva Fresh Store Adresa, Rruga e Tiranës -Prizren, ora 13:00)
- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit organizon tryezë diskutimi me temë "Lufta për meditje - politikat kundërthënëse të qeverisë për udhëtimet zyrtare. (Hotel Sirius, ora 14:00)
- Këshilli Drejtues i Sindikatës se Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban takim lidhur në të cilin do të diskutojë situatdn aktuale, nëse pagat nuk merren me Ligjin e ri të Pagave, se cilat do të jenë veprimet sindikale duke respektuar fuqishem zërin e andtaresisë të cilën përfaqësojnë. (Zyrat e SBASHK-ut, ora 15:00)
- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon bisedën hapur te titulluar “Metodologjia e re per zgjërim: pengesë apo inspirim”. (Swiss Diamond, ora 18:00)
- Federata e Futbollit e Kosovës organizon koktejin e fundvitit me gazetarë. (Hotel “Venus” në afërsi të Lipjanit, ora 18:00)