24 Prill 2024

97 fëmijë viktima të dhunës në familje, asnjë me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 29 dhjetor - HANDIKOS sot ka lansuar raportin e shkurtër rreth përdorimit të bazës së të dhënave për fëmijët me aftësi të kufizuara të përfshirë në dhunën në familje, me qëllim të vlerësimit të mënyrës së përdorimit të saj nga institucionet kompetente.

Në përpjekje për të adresuar dhunën në familje, në Kosovë ishte krijuar Databaza Kombëtare e të Mbijetuarve të Dhunës në Familje dhe Dhunës kundër Grave e cila është nën përgjegjësinë e Zyrës së Koordinatorit Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, e që nga viti 2019 ka edhe kolonën e cila specifikon nëse personi është me aftësi të kufizuar apo jo.

Hulumtimi i realizuar për përdorimin e bazës së disagreguar të të dhënave në katër komuna të Kosovës (Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë), thekson lehtësimin e koordinimit institucional, ofrimit të më shumë informatave për rastet dhe referimin e tyre, duke fuqizuar zingjirin e reagimit.

Sipas të gjeturave, më shumë se 60% e të intervistuarve kanë raportuar për përdorim mujor të bazës së të dhënave. Ndërkaq, mangësitë teknike në bazën e të dhënave, mungesa e zyrtarëve përgjegjës për futjen e të dhënave, kapacitetet e limituara të zyrtarëve aktual dhe COVID-19 janë disa nga faktorët të cilët kanë vështirësuar përdorimin e bazës së të dhënave që nga pilotimi i saj.

Nga statistikat e nxjerra nga kjo databazë kuptohet se gjatë vitit 2020 janë regjistruar  97 fëmijë viktima të dhunës  në familje, e asnjë prej tyre nuk është raportuar të jetë me aftësi të kufizuar.

Ndaj, me qëllim lehtësimin e identifikimit të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara,  hulumtimi rekomandon: Trajnimin e vazhdueshëm të zyrtarëve përgjegjës për përdorimin e bazës së të dhënave; Përcaktimin e zyrtarit përgjegjës për çdo institucion të linjës;  Modifikimin e bazës së të dhënave, si dhe Bashkëpunim më të madh të institucioneve me organizatat relevante në identifikimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ky hulumutim u mundësua në kuadër të projektit ‘’Promovimi i parandalimit të dhunës në të gjitha mjediset ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë’’, i cili implementohet në bashkëpunim me Save the Children në Kosove dhe mbështetet nga SIDA Suedeze.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)