28 Mars 2024

7 persona akuzohen për tregti më armë dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Prishtinë, 12 maj - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet I.M., V.I., N.G., B.S., S.S., F.H dhe N.A., për shkak të veprave penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve’’,  nga neni 372 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’, nga neni 305 paragrafi 2 lidhur me veprën penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit të organizuar kriminal’’, nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së.  

Sipas aktakuzës, të pandehurit I.M., V.I., N.G., B.S., S.S., F.H dhe N.A, që nga periudha e panjohur kohore, deri më 21 mars 2019, në vazhdimësi, duke vepruar si grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga të pandehurit V.I., dhe I.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në role të ndara, kanë  transportuar, ndërmjetësuar dhe shitur armë në mënyrë të paautorizuar dhe kanë blerë dhe shitur mallra për të cilat nuk kanë pasur autorizim, atë mënyrë  që i pandehuri V.I., fillimisht kishte siguruar 25 pako me armë të llojit ‘’Glock Austria’’ dhe ‘’Sig Suer’’,  nga një person tani për tani i panjohur, të cilat i ka vendosur në njërën nga zyret e lokalit të tij në Fushë Kosovë, si dhe, disa pako me medikamente të llojeve të ndyshme me përmbajtje të substancave narkotike (metamorfinë) si Tamol XX, të cilat i kanë siguruar të pandehurit N.G., dhe B.S..

Gjithashtu, pas dy-tri ditësh i pandehuri V.I., sipas marrëveshjes e thërret të pandehurin F.H., punëtor në lokalin e tij në Fushë Kosovë, duke i thënë që këto pako t’ia jepte vozitësit të kompanisë “Sim Logistik”, pronar i së cilës është i pandehuri I.M., i cili i kishte marrë pakot dhe i kishte dërguar në objektin e “Sim logistik” në fshatin Mazgit, e pas kësaj të pandehurit I.M., V.I. dhe N.G., i kishin ndarë armët dhe medikamentet nëpër pako me qëllim të dërgimit në vende të ndryshme, ndërkaq i pandehuri B.S., fillimisht shkon në  depo, ku nga i pandehuri N.A., menaxher i kompanisë,  i merr disa pako  dhe pastaj takohet me të pandehurin S.S., të cilit ia jep një pako me medikamente dhe i fut në veturën e tij, mirëpo duke qenë nën vëzhgim nga ana e policisë së Kosovës, të dy të pandehurve në veturat e tyre u konfiskohen pakot me medikamente, si dhe, në garazhën e  banesës së të pandehurit B.S., konfiskohen edhe pako tjera me medikamente, ndërkaq gjatë kontrollimit në depon e “Sim logistik”, konfiskohen gjithsej 99 armë të llojit “Glock-Austria, një sasi municioni, si dhe një sasi medikamentesh vlera e të cilave përfshirë edhe sasinë e konfiskuar të të pandehurit B.S. dhe S.S., është rreth 17.000 euro.

Po ashtu, të pandehurit B.S. dhe N.G., nga i dyshuari A.I., janë furnizuar me barëra pa banderola,  me qëllim shitjeje nëpër barnatore të ndryshme, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Me këto veprime, të pandehurit e sipërshënuar kanë kryer veprat penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve’’,  nga neni 372 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës  dhe veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’, nga neni 305 paragrafi 2 lidhur me veprën penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit të organizuar kriminal’’, nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)