15 Gusht 2020

39 qytetarë të ardhur nga Stambolli vendosen në karantinë

Prishtinë, 19 mars - Autoritetet kanë kthyer të enjten në Kosovë 39 qytetarë, të cilët kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit, për shkak të situatës së krijuar me koronavirus. Një ditë më herët, ndërkaq, është kthyer ekipi kombëtar i boksit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit në Qeverinë e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha përmes një postimi në Facebook se të gjithë ata do të vendosen në karantinë 14-ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

“Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë."

"Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu - do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani", tha Abdixhiku.

Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat. Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.