18 Prill 2024

12 të arrestuar dhe mbi 400 mijë euro të sekuestruara në aksionin e sotëm

Prishtinë, 24 shkurt - Kryeprokurori i Shetit, Aleksandër Lumezi, me anë të një konference të jashtëzakonshme për media ka dhënë detaje për aksionin e sotëm të policisë.

Lumezi tha se aksioni në fjalë ka rezultuar me arrestimin e 12 personave, nga të cilët 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë që kanë ndikuar në forma të ndryshme.

"Sot kemi bërë bastisjen e tyre, ku e kemi arsyetuar kërkesën për bastisje dhe gjatë këtyre veprimeve kemi konfiskuar një shumë të madhe të parave, laptop, telefona, vetura. Janë arrestuar 12 persona, 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë të tjerë që kanë ndihmuar. Dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve, marrje dhe dhënie të ryshfetit. Në bazë të provave dhe informatave ky aksion do të zhvillohet edhe në ditët e ardhshme", tha ai.

Aksioni në fjalë është zhvilluar edhe në disa komuna të tjera të Kosovës, e ku nën pranga përfunduan 12 persona të dyshimtë.

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti ka deklaruar se në këtë aksion janë sekuestruar afro 400 mijë euro.

Sahiti në konferencën për media deklaroi se paratë jane perfituar si pasojë e marrjes së ryshfetit nga zyrtarët e arrestuar.

Bastisja është zhvilluar në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë dhe në komunën e Istogut Lipjan dhe në Pejë.

Mungesën e prokurorit të rastit Rafet Haliti, e ka arsyetuar kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi, i cili tha se çdo veprim ka qenë në koordinim me të.

Këta janë personat e arrestuar deri më tani në aksionin e Policisë

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog, Gjilan dhe Podujeve.

Deri më tani janë të arrestuar 12 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe që Policia e Kosovës ka filluar bastisjen e pronave e të arrestuarve.

Të arrestuarit deri më tani janë: H.M, K.Z, A.N, S.SH, L.S, S.S, D,A, B.N, P.K, SH.K, A.U, K.S.           

Gjatë bastisjes së sotme, janë konfiskuar disa dokumente dhe dy çanta me para.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)