25 Prill 2024

100 kamera të sigurisë do të vendosen në qytetin e Gjilanit

Gjilan, 26 shkurt - 100 kamera të sigurisë do të vendosen në qytetin e Gjilanit, insvestim ky nga ICITAP-Ambasada Amerikane, në vlerë prej 88 mijë dollarësh.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e bordit të drejtorëve të mbajtur të hënën.

“E falënderoj ICITAP dhe Ambasada Amerikane për mbështetjen në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Gjilanin. Kamerat do të vendosen në qytet, nëpër institucionet publike, në shkolla dhe në tri hyrje-daljet e qytetit dhe me këtë do të krijohet një siguri dukshëm më e madhe pwr qytetarwt”, ka thënë Haziri.

Ai ka bërë të ditur se projekti do të filloj brenda pak ditësh, ndërkaq do të përfundoj brenda këtij vitit, përderisa Komuna e garanton mirëmbajtjen e tyre.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme u konfirmua se të gjitha rrugët gjithandej territorit të komunës janë të hapura dhe kalueshme, pas reshjeve të fundit të borës. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)