29 Mars 2024

Zgjedha e senatorit në Fakultetin e Mjekësisë me një mori parregullsish

Prishtinë, 3 tetor - Pas pensionimit të senatores së UP-së, profesoreshës Myrvete Paçarada, Fakulteti i Mjekësisë organizoi më 19 shtator 2019 zgjedhjet për senator të ri, në të cilat morën pjesë dy kandidatë. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve ishin: 98 vota për profesor Fisnik Kurshumliun, e 96 për profesor Fehim Halitin, kurse 5 vota të pavlefshme.

Më 30 shtator 2019 Komisioni i Zgjedhjeve në Fakultetin e Mjekësisë nxori vendim (pa nënshkrim) për rishpalljen e zgjedhjeve më 2 tetor 2019, ngaqë «asnjëri nga kandidatët nuk kishte marrë shumicën absolute të votave".

Sipas Rregullores mbi Zgjedhjet në UP «përfaqësuesit e Fakultetit në Senatin e UP-së, zgjedhen me shumicën absolute. Shumica absolute është kur kandidat-i/ja merr 50% të votave, plus një votë të numrit të përgjithshëm të personave me të drejtë vote. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr shumicën e votuesve potencialë, zgjedhjet përsëriten".

ADMOVERE konsideron se rregulli i shumicës absolute është problematik për shkak të probablitetit të ulët që një kandidat i vetëm të arrijë një shumicë që e tejkalon gjysmën e masës me të drejtë vote.

 Një rregull i tillë për Fakultetin e Mjekësisë, ku asnjë nga kandidatët nuk mund ta kalojnë vetë 50%-shin absolut, është i pakuptimtë për shkak se zgjedhjet përsëriten dhe kjo shkakton lodhje të votuesve dhe shpenzim të resurseve, gjë për të cilën më 2 tetor 2019 edhe u ankuan dhjetëra votues te Komisioni për Zgjedhje.

Sido që të jetë, Komisioni për Zgjedhje i Fakultetit të Mjekësisë pranoi që zgjedhjet më 2 tetor 2019 t’i vëzhgojë një përfaqësues nga ADMOVERE (hulumtuesi Ardit Kika), e që, për fat të keq, ishte i vetmi vëzhgues, edhe pse në fazën e numërimit të votave u bashkëngjiten edhe dy vëzhgues të tjerë që ishin kolegë të kandidatëve. Duhet theksuar se mungesa e vëzhguesve nga organizata të tjera joqeveritare apo nga mediat ishte mangësi e theksuar.

Në zgjedhjet e mbajtura më 2 tetor 2019 morën pjesë 209 votues e rezultatet dolën: 102 vota për Fehim Halitin, 99 vota për Fisnik Kurshumliun dhe 8 vota të pavlefshme.

Procesi zgjedhor kishte disa parregullsi: votimi në grupe të mëdha, votimi jashtë kabinës së votimit, hyrja në kabinë të votimit me telefonë, fotografimi i votës, mosparandalimi i fotografimit të votës nga anëtarët e komisionit edhe përkundër reagimit të vëzhguesit të ADMOVERE-s, pastaj mosposedimi i letërnjoftimeve nga votuesit, e me radhë.

Duke pasur parasysh që në fillim të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e rregullta për senatorë nëpër të gjitha fakultetet e UP-së, ADMOVERE rekomandon që:

-               të ndryshohen rregulloret aktuale për zgjedhje, duke marrë për bazë ligjet për zgjedhje të mirtatuara nga Kuvendi i Kosovës, në mënyrë që në proceset e ardhshme zgjedhore të sanksionohen parregullsitë e sipërpërmendura, por edhe që të mos ketë përsëritje të panevojshme të proceseve zgjedhore;

-               të publikohen të gjitha rregulloret e miratuara nga të gjitha organet udhëheqëse të UP-së, duke përfshirë edhe rregulloret për zgjedhje;

-               të krijohen komisione zgjedhore me anëtarë që nuk kanë raporte profesionale apo personale me kandidatët dhe votuesit; dhe

-               të vëzhgohen zgjedhjet e ardhshme për senatorë në UP nga OJQ-të dhe nga mediat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)