29 Mars 2024

Zbulohet analiza e gjakut që diagnostifikon kancerin e gjirit

Heidelberg, 23 shkurt - Bashkëpunëtorët shkencorë në Universitetin e Heidelbergut në Gjermani kanë zhvilluar një analizë gjaku që mund të diagnostikojë kancerin e gjirit.

Testi mund të bëhet vetëm me disa mililitra gjaku dhe mat biotreguesit që japin sinjale për praninë e kancerit në trupin e njeriut.

Emri që i është vendosur testi është “HeiScreen” dhe ai është në gjendje të përcaktojë qelizat e kancerit në fazën, kur as teknologjitë aktuale të skanimit nuk mund ti zbulojnë dot ato.

Sipas lajmit të “Deutsche Welle”, hulumtimet në lidhje me këtë analizë gjaku janë bërë mbi 500 pacientë që vuajnë nga kanceri i gjirit, dhe rezultatet tregojnë se në 75% të rasteve testi ka qenë i suksesshëm.

Synimi është që analiza e gjakut për kancerin e gjirit të nisë të përdoret vitin e ardhshëm.

Por ka edhe nga ata që e shikojnë me skepticizëm një diçka të tillë. Në një komunikatë bërë nga Qendra Gjermane për Kërkimin e Kancerit thuhet se do të ishte spekulative bërja e komenteve lidhur me rezultatin e hulumtimit pa u botuar më parë në një revistë të mirënjohur shkencore.

Tanja Fehm, e cila drejton Klinikën e Obstetrikës në Universitetin e Dyseldorfit, thotë se lajmi është emocionues, por do të duhet më shumë kohë që kjo analizë gjaku të kthehet në praktikë rutinë.

Për shkak të kancerit të gjirit në vitin 2018 humbën jetën 627 mijë gra.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), kjo shifër është e barabartë me 15 për qind të vdekjeve që janë regjistruar vitin e kaluar nga kanceri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)