24 Prill 2024

Zbatimi i Ligjit për duhanin është i një rëndësie te veçantë

Prishtinë, 27 prill - Në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës u mbajt sot një takim midis Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie Ilir Tolaj, Departamentit Ligjor dhe Inspektoratit Shëndetësor, me një grup punues të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga dr. Time Kadriaj.

Në këtë takim është diskutuar rreth zbatimit të Ligjit për Duhanin në frymën e planit të punës të këtij komisioni parlamentar, i cili ka vendosur të monitorojë zbatimin e Ligjit për Duhanin.

Nga diskutimet ka dalë edhe propozimi për themelimin e Këshillit për Kontrollin e Duhanit, që do të kryesohej nga Ministri i Shëndetësisë si dhe për format e bashkëpunimit midis inspektorateve të ministrive përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji.

Në këtë takim është vlerësuar se zbatimi i Ligjit për duhanin është i një rëndësie te veçantë për shëndetin e popullatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)