23 Prill 2024

Wuhan-i do të ndërtojë 8 spitale të tjera të përkohshme

Wuhan, 5 shkurt - Wuhan-i planifikon të shndërrojë tetë vende të tjera publike në spitale për të pritur pacientët e infektuar nga koronavirusi i ri.

Autoritetet vendore thonë se i kanë shndërruar tashmë tre vende publike në spitale të improvizuara, duke siguruar një shtesë prej 3400 shtretërish për pacientët me simptoma të lehta.

Spitalet e improvizuara do të jenë të përhapur në të gjithë qytetin për të lehtësuar presionin mbi objektet mjekësore.

Ndërtimi i dy projekteve kryesore spitalore, "Huoshenshan" dhe "Leishenshan", do të ofrojë 2 600 shtretër për pacientët e infektuar nga koronavirusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)