28 Mars 2024

Veterinarët e Kosovës duan të bëhen me ligj

Gjakovë, 30 gusht  – Me takimin e veterinerëve të regjionit të Gjakovës, kryetari i OVK-së, Arben Sinani, ka përmbyllur turrin informues me veterinarët e terrenit.

“Ishin takime të frytshme dhe përmbajtjesore. U informova nga afër me problemet dhe sfidat e tyre të punës në terren. U premtova me aq sa mundem në realizimin e kërkesave të tyre, që ishin solide, por të dobishme”, tha Sinani.

E veterinarët e regjioneve, teksa kanë falënderuar kryetarin Sinani për turrin e marr, kanë parashtruar para tij shumë kërkesa me interes, e me theks të veçantë kërkesën, që sa më shpejtë OVK të bëhet me ligj.

Ndryshe, kryetari Sinani, po qëndron në Republikën e Malit të Zi, me kërkesën e Odes Veterinare të këtij shteti. Aty po mbahet mbledhja e radhës e odave veterinare të rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)