19 Prill 2024

Vazhdojnë sukseset në ndërhyrjet kirurgjike të patologjive cerebrovaskulare

Prishtinë, 10 tetor - Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur së në Klinikën e Neurokirurgjisë të QKUK-se po vazhdojnë sukseset në ndërhyrjet kirurgjike të patologjive cerebrovaskulare,si intervenimet më të sofistikuara, me përvojë mbi 30 vjeçare me këto patologji.

Javën e kaluar është realizuar me sukses operimi i një pacienti A.K. 45 vjeç,  me Aneurizmë të Arteries Cerebri Anterior djathtas (ACA A2/A3 lat. dex), nga pëlcitja e së cilës është shkaktuar gjakderdhje subaraknoidale dhe intrahemisferike në regjionin ballor të trurit. 

Këtij pacienti për realizimin e këtij intervenimi kirurgjik në disa spitale të shteteve regjionale (Tiranë) i kanë kërkuar shumën prej 30.000 euro  e që varirorjnë deri  në 50.000 euro(Turqi.

Operacioni është kryer nga Neurokirurgët Prof. Dr. Arsim Morina dhe Ass.Dr.Sc. Agon Mekaj, në operacion kanë marr pjesë anesteziologjia, Prof Ass.Dr. Qamile Morina, ekipi i instrumentareve dhe teknikëve të anestezionit.

Diagnostifikimi është bërë me bashkëpunim të vazhdueshëm profesional nga radiologu Dr.B.ujar Gjikolli.

Gjendja shëndetësore post operative e pacientit është shumë e mirë, pa deficite neurologjike dhe është  liruar në shtëpi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)