19 Mars 2024

Vapa shton pacientët në Qendrën Emergjente

Prishtinë, 15 qershor - Si pasojë e ngritjes së temperaturave është shtuar dukshëm numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmën mjekësore në kuadër të Qendrës Emergjente të  Qendrës Klinike Universitare të  Kosovës ( QKUK).

Rastet më të shpeshta  të cilët kërkojnë ndihmë janë të sëmurët me sëmundje  kronike,  të zemrës, trurit, enëve të gjakut, personat me shëndet të dobësuar, përdoruesit e alkoolit.Brenda 24-orëve në Qendrën Emergjente, ndihmën mjekësore e kanë kërkuar 200 pacientë të grup-moshave të ndryshme.

Këshilla dhe sqarime

Goditja nga Dielli

Diellosja është një emergjencë mjekësore kërcënuese për jetën, e cila shkaktohet nga pamundësia e veprimit të mekanizmit termorregullues, që e tëra manifestohet me: disfunksion cerebral, vetëdije të errësuar, temperaturë të lartë dhe mungesë të djersitjes. Diellosja (goditja nga Dielli) është një encefalopati akute e cila shkaktohet si pasojë e rrezatimit të tepruar diellor (kur koka e personit nuk është mbuluar me kapelë, ose e mbrojtur me çadër). Kjo ndodhë vetëm në stinën e verës. Rrezatimi diellor më i shprehur është nga ora 11-16 h. Të gjithë njerëzit nuk janë të ndjeshëm nga diellosja. Ndikim i drejtpërdrejt i rrezeve të diellit në kokë vlerësohet që në masën 90 për qind, eshtrat e kokës e absorbojnë energjinë e nxehtësisë, kurse 1 për qind të rrezeve infra të kuqe shkaktojnë hipertermi, e cila shoqërohet me të ënjtura të cipave të trurit.  Personat më të ndjeshëm nga diellosja janë: personat labilë, pas lëndimeve, sëmundjeve, personat që konsumojnë alkooli, personat e moshuar ose ata që fizikisht janë të dobët, personat që marrin barna, si: fenotiazina, antihistamina etj.

 Simptomat dhe shenjat

Çrregullimi i termorregullatorit nuk zhvillohet menjëherë. Pas një periudhe e cila mund të zgjatë 6-12 orë ose me gjatë, për shkak të pamjaftueshmërisë së mekanizmave kompensues për ta larguar nxehtësinë e tepërt nga organizmi.  Simptomat paraqiten shpejt në 24 orët e para. Ankesat në shumicën e rasteve fillojnë pas disa orësh - sidomos natën i aksidentuari ankohet: me dhimbje koke, dobësi, mungesa e djersitjeve, marramendje, labilitet emocional, errësime para syve, mundim, të vjella (e cila nuk lehtëson gjendjen e të sëmurit), çrregullime të vetëdijes, shtypje të ultë e gjakut, konfuzion, delirium, pengesa në kraharor, pulsi i përshpejtuar 140-160 në minutë, frymëmarrje e  shpejtuar, lëkura e nxehtë, e skuqur, e thatë, shtangim muskujsh dhe reflekset e dobësuara.

Ndërlikimet nga goditja e diellit janë: dobësitë e zemrës, funksioni veshkor, rritja e nivelit të kaliumit në gjak, dobësi të qarkullimit të gjakut dhe, nëse në këto raste nuk merren masat  adekuate, i aksidentuari përfundon me vdekje (fatalist).

Ndihma e parë

·        Largoni të aksidentuarin nga vendi i ngjarjes dhe vendoseni në një ambient të ngrohtë. Largoni rrobat e tepërta nga trupi i tij.

·        Duhet të bëhet lirimi i rrobave të shtrënguara, ndërsa pjesët e zbuluara duhet lagur me ujë të freskët.

·        Vlerësoni  ABC-në...  dhe veproni sipas nevojës. Nëse  i aksidentuari nuk merr frymë, filloni me dhënien e frymëmarrjes artificiale. Me kujdes të përcillet gjendja  e sistemit kardiovaskular (të matet pulsi dhe shtypja e gjakut).

·        Synohet ulja e temperaturës së brendshme të organizmit,

·        Rrobat e të sëmurit zhvishen. Tërë trupi duhet të spërkatet me ujë në temperaturë 150C, ndërsa mjedisi freskohet me ventilatorë të rëndomtë.

·        I sëmuri qëndron në pozitën shtrirë me qellim që të ekspozojë sa më shumë sipërfaqe të lëkurës së trupit.

·        Te  rastet e lehta alternativë tjetër është përdorimi i çarçafëve të lagur me ujë të ftohtë ose të lagur me alkool “izopropil”, në vend të ujit.

·        Nëse i aksidentuari e ka temperaturën rektale  39-39.5 0C,  nuk preferohet të zhytet në banjë, në ujë të ftohtë, si trajtim fillestar për shkak të ndërlikimeve potenciale, hipotension, dridhja nga të ftohtit. Në këto raste temperatura rektale duhet të matet në çdo 10 minuta.

·        Nëse i lënduari është në gjendje kome, duhet ta vendosim në pozitën anësore – pozita e komës.

·        Nëse i aksidentuari ka ndërlikime të rënda (çrregullime të vetëdijes, kardiovaskulare - renale) shtrihet urgjentisht në spital.

·        Të lënduarin largojeni nga vendi i ngjarjes. Keni kujdes për të djegurat e sipërfaqes së lëkurës me mjete kimike.

·        Lëkurën e sipërfaqes së djegur shpërlani me ujë. Shpëlarja duhet të zgjas 5 - 10 minuta.

·        Nëse kemi të dhëna për llojin e substancës kimike mund të japim antidotin specifik.

·        Sipërfaqja e djegur e lëkurës e shkaktuar me fosfor mund të parandalohet me vendosjen e gazave të lagëta.

·        Te lëndimet e syve i aksidentuari shtrihet në shpinë. Syri i dëmtuar nga mjetet kimike shpërlahet me ujë, në mënyrë të vazhdueshme për 3o minuta.

·        Pas stabilizimit të përgjithshëm i aksidentuari transportohet në spital me përkujdesje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)