28 Mars 2024

Vaksinimi plotësues i grupeve vulnerabile dhe komunitetin RAE

Prishtinë, 5 maj - Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) është bërë sot prezantimi i projektit “Vaksinimi plotësues i Grupeve vulnerabile, përfshirë edhe komunitetin RAE (Rom, Ashkali, Egjiptian).

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se vaksinimi paraqet një pikë të ndritshme të sistemit shëndetësor të Kosovës dhe rezultatet e mira në procesin e imunizimit, duhet të promovohen edhe më shumë dhe ato të paraqiten si shembull i mirë para botës për të demonstruar se edhe Kosova është në gjendje të arrijë standarde të larta në fushën e shëndetësisë.

“Imunizimi në shkallë vendi prej 95 për qind është një rezultat i mirë dhe projekti i sotëm për vaksinimin plotësues të grupeve vulnerabile, përshirë këtu edhe komunitetin RAE duhet të fuqizohet si pjesë e përkujdesjes dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore për të gjithë në Kosovë”, tha Ministri duke theksuar se është pikërisht ky segment që monitorohet shumë në kuadër të procesit të vlerësimeve që bën Bashkimi Evropiane edhe për sa i përket raportit të progresit dhe hapave të tjerë të integrimit.

Duke ofruar mbështetjen e Ministrisë për forcimin e komponentit parandalues në grupet vulnerabile, Ministri theksoi se arritja e standardeve në këtë pikë është një dimension tjetër që i bëhet vlerësimit për përmbushjen e kritereve të ndryshme që BE i parashtron Kosovës.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha se vaksinimi është një proces i komplikuar me kost efektivitet të lartë, por IKSHP, mbështetur nga edhe nga OBSH dhe UNICEF-i ka arritur që të realizojë me sukses programin e zgjeruar të imunizimit, si rezultat i të cilit, Kosova tashmë është vend i liruar nga shumë sëmundje ngjitëse, përfshirë edhe paralizën e fëmijëve.

Dr. Skënder Syla tha se OBSH është e kënaqur që ka qenë pjesë e procesit disa vjeçar të programit të imunizimit në Kosovë, me çka janë parandaluar shumë sëmundje ngjitëse dhe kjo organizatë do të vazhdojë të mbështes MSH-në dhe IKSHP_në edhe në hapat e mëtejmë, për të siguruar qasjen e barabartë të  gjitha komuniteteve në shërbimet e vaksinimit, që është edhe parim i OBSH-së.

Dr. Agron Gashi nga UNICEF-i ka thënë se kjo organizatë do të vazhdojë të mbështes MSH-në dhe IKSHP-në edhe në kuadër të periudhës së ardhshme pesë vjeçare, duke pasur në fokus projektet për mbrojtjen e shëndetit të nënës dhe fëmijës, derisa ka rikujtuar se UNICEF-i ka qenë i angazhuar që të ndihmojë përveç tjerash MSH-në edhe në sigurimin e vaksinave me çmime sa më kos efektive , të kualitetit të lartë dhe nga prodhuesit botëror të kualifikuar.

Epidemiologu dr. Isuf Dedushaj ka rikujtuar historikun e vaksinimit në Kosovë dhe në këtë aspekt e ka theksuar edhe një herë faktin se vaksinimi mbetet metoda më e mirë, më e lirë dhe më efikase për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse. “Falë këtij procesi, Kosova është liruar tashmë nga nëntë sëmundje ngjitëse”, tha ai.

Projektin për Vaksinimin plotësues të Grupeve vulnerabile, përfshirë edhe komunitetin RAE , e ka prezantuar epidemiologia dr. Isme Humolli, e cila ndër të tjera ka theksuar se MSH-ja, lidhur me këtë projekt duhet t’u kërkojë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend aktivitete plotësuese në çdo moment dhe të bëhen përpjekje që së paku të sigurohen të dhëna për këtë komunitet për ata që jetojnë në Kosovën Lindore, pasi që, në pjesët e tjera, të vendit, komuniteti është i integruar dhe është më lehtë të sigurohen të dhënat edhe për numrin e fëmijëve që eventualisht duhet të vaksinohen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)