13 Prill 2021

Vaksina e Modernës është efektive për të paktën 6 muaj

Londër, 7 prill - Një studim i ri sugjeron se mbrojtja që ofron vaksina kundër COVID-19s e kompanisë amerikane Moderna zgjat për të paktën gjashtë muaj.

Njoftimi i botuar në revistë mjeksore "New England Journal of Medicine", i bën jehonë asaj çka tha kompania Pfizer javën e kaluar lidhur me vaksinën e saj, e cila gjithashtu ofron një mbrojtje të ngjashme.

Të dy studimet janë bazuar në testimet që janë kryer ndaj dhjetëra personave që u vaksinuan gjatë provave klinike që çuan në përdorimin e vaksinave. Studimet janë kryer para se të shfaqeshin e të përhapeshin variantet e reja e shqetësuese të koronavirusit.

Në një tjetër raport të botuar në të njëjtën revistë mjekësore theksohet shqetësimi lidhur me variantet e reja të virusit. Shkencëtarët matën nivelin e antitrupave që mund të bllokojnë virusin tek 50 persona të cilët kishin marrë vaksinën Sinopharm ose Sinovac, të prodhuar në Kinë.

Provat treguan se shumë prej tyre kishin humbje totale ose të pjesshme të efektivitetit kundër një varianti të virusi të zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut. Vaksina dukej se siguronte mbrojtje ndaj një varianti të ndeshur në Britani, i cili aktualisht po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara e gjetkë.

Për t’u përballur me variantet e reja kompanitë Pfizer dhe Moderna kanë thënë se po punojnë për t’i përmirësuar vaksinat e tyre, duke marrë në konsideratë edhe mundësinë e shtimit të një doze tjetër përforcuese të vaksinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)