18 Janar 2021

Vaksina AstraZeneca aplikon për autorizim në BE

Londër, 12 Janar - Agjencia Evropiane e Barnave (EMA)  distwn e sotme pranoi kërkesën nga “AstraZeneca” dhe Universiteti i Oksfordit për autorizimin e vaksinës së tyre kundër COVID-19.

EMA tha se vendimi mund të shpallet më 29 janar në takimin e Komitetit të saj për Produkte Mjekësore për Përdorim Njerëzor (CHMP) nëse vaksina provohet të jetë e sigurt dhe efektive.

“Një afat i shkurtër kohor për vlerësimin është i mundur vetëm sepse EMA tashmë ka shqyrtuar disa të dhëna mbi vaksinën gjatë një rishikimi“, thuhet në njoftimin për shtyp.

EMA ka vlerësuar analizat nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut, vendet që miratuan vaksinën më parë, mbi sigurinë dhe efikasitetin e saj, tha agjencia, duke shtuar se ajo rishikoi gjithashtu “të dhëna nga studime laboratorike (të dhëna joklinike), të dhënat mbi cilësinë e vaksinës (mbi përbërësit e saj dhe mënyrën e prodhimit).

BE-ja autorizoi përdorimin e vaksinave kundër COVID-19 nga Pfizer-BioNTech më 21 dhjetor dhe Moderna në 6 janar.​​​​​​​

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020 - Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)