28 Mars 2024

UNICEF lansoi sot brendimin e programit të Vizitave në Shtëpi

Gjakovë, 7 shkurt - Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë (MSh) dhe Komunën e Gjakovës, si dhe përkrahjen e Qeverisë së Luksemburgut, ka lansuar brendimin e programit të Vizitave në Shtëpi. 

Vizita në Shtëpi është program që implementohet nga Ministria e Shëndetësisë në nivel lokal për kujdes parësor dhe mbështetet nga UNICEF dhe Qeveria e Luksemburgut, si dhe ka arritur të shtrihet tashmë në 22 komuna të Kosovës.

Që kur ka filluar ky program, në vitin 2015, e deri më tani janë vizituar 30000 fëmijë, si dhe janë trajnuar 700 infermierë, kryesisht të Qendrave të Mjekësisë Familjare, të cilët kanë ofruar shërbime dhe këshilla për prindërit e rinj, sidomos nënat dhe fëmijët e tyre.

Përgjatë ceremonisë së sotme të lansimit të brendimit të këtij programi, që u mbajt në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian drian Gjini falenderoi UNICEF-in dhe Ambasadën e Luksemburgut si dhe Ministrinë e shëndetësisë për shtrirjen e programit të vizitave në shtëpi.

Ai njëherit ka folur për rolin jetik që kanë në drejtim të implementimit në praktikë të këitj programi të gjithë infermierët dhe stafi mjekësor.

“Jam mahnitur kur e kam kuptuar që infermieret i dijnë të gjithë emrat e fëmijëve dhe anëtarëve të familjes të cilët i vizitojnë si dhe gjendjen e tyre. Kjo do të thotë jashtëzakonisht shumë për ne si komunë sepse po kuptojmë që ka shërbim efikas në të gjithë komunën dhe sidomos aty ku ka nevoë për ne”, ka thënë Gjini.

Edhe ambasdorja e Luksemburgut, Natasha Gomes është shprehur tejet e kënaqur për bashkëpunimin me UNICEF dhe faktin që Qeveria e saj po përkrah një program kaq me rëndësi për familjet në Kosovë. “Jemi tejet të kënaqur që po ndihmojmë përmes UNICEF dhe Ministrisë së Shëndetësisë familjet e Kosovës”, ka thënë ajo.

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin u zotua se UNICEF edhe më tutje, do të mbështes implementimin e Vizitave në Shtëpi me qëllim që të arrihet tek çdo fëmijë dhe nënë në Kosovë.

Ai ka falenderuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë e Luksemburgut për përkrahjen derisa ka bërë të ditur se programi do të vazhdojë.

Në fund të cermonisë, QKMF-së në Gjakovë i është dhuruar edhe një veturë ng UNICEF-i, për realizimin e vizitave në shtëpi me qëllim të arritjes deri te çdo fëmijë në Komunën Gjakovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)