29 Mars 2024

Uji nga ujësjellësi është i pijshëm brenda standardeve

Prishtinë, 6 korrik -  Instituti Kombëtar i Shëndetëisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka bërë të ditur se bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije, të bëra sot më 6 korrik 2017, të dhënat laboratorike për parametrat kimik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, sipas Udhëzimit Administrativ 16/2012.

Në bazë të parametrave të analizuar, uji nga ujësjellësi sipas IMSHP-së është i pijshëm, brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP)  i siguron qytetarët e Kosovës se ky Institut ka kontrollë të përhershme të cilësisë së ujit për pije si nga sistemet qendrore të furnizimit, ashtu dhe uji i ambalazhuar dhe nuk ka vend për shqetësim.

Situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet e Institutit Kombëtar.

IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale, duke kërkuar nga organet relevante të avancojë dhe zgjerojë me prioritet spektrin e analizave laboratorike të ujit, ajrit dhe ushqimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)