25 Prill 2024

U përurua Qendra e Mjekësisë Familjare në Vaganicë

Mitrovicë, 25 nëntor - Ministri Bajram Rexhepi, kryetari i komunës, Avni Kastrati, mandej përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë etj, kanë marrë pjesë të premten në përurimin Qendrës  së Mjekësisë Familjare në Vaganicë të Mitrovicës. 

U vlerësua një projekt me rëndësi për banorët e kësaj lagjeje dhe për qytetin në përgjithësi.
     
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se përurimi i këtij objekti të ri, që mundëson hapjen e Qendrës Mjekësorë Familjare, paraqet një ngjarje të rëndësishme për gjithë qytetin.

“Çdo projekt që realizohet, i çfarëdo natyre qoftë ka rëndësinë e vet, përderisa projektet në fushën e shëndetësisë kanë edhe një simbolikë specifike për Mitrovicën. Kjo për shkak se shëndetësia në komunën tonë pasluftës është përballur me sfida të mëdha”.

Ai theksoi se janë duke punuar shumë që të përmirësohet gjendja në këtë drejtim. “Për këtë na duhet dhe shprehim kënaqësinë që e kemi edhe mbështetjen e institucioneve qendrore, në mënyrë që sektori i shëndetësisë në Mitrovicë të vihet në binarë”.

Kryetari Kastrati përkujtoj se pas një angazhimi të madh dhe me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve tjera qendrore është mundësuar që shumica e reparteve të spitalit rajonal në Bair  të bëhen funksionale.

Ai tha se tash e tutje qytetarët tanë nuk do të kenë nevojë që për çfarëdo rasti të udhëtojnë për në Prishtinë.

Ai e cilësoi këtë si një lajm shumë i mirë jo vetëm për qytetarët e Mitrovicës, por edhe për qytetarët e gjithë rajonit të Mitrovicës. “Mitrovica ka qenë qendër e njohur spitalore, prandaj ne do të punojmë që ta kthejmë atë reputacion të dikurshëm”.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Shaqir Demiri, tha se ky investim komunal ofron shërbimet shëndetësore afër qytetarëve dhe ndikon në ngritjen e cilësisë së jetës.

“Nisma për ndërtimin e QMF-së ka rrjedhur prej vetë banorëve të këtushëm. Aktivistët Nezir Bekteshi, doktori Driton Miftari dhe Hetem Geci, kanë filluar angazhimin për këtë projekt dhe ky tash është realitet. Për këtë duhet të falënderojmë ish-kryetarin e komunës, Bajram Rexhepin si dhe kryetarin e tanishëm, Avni Kastratin për mbështetjen e pakursyer”.   

Objekti që është ndërtuar nga kompania “Eurondërtimi” një sipërfaqe prej 295 metrash katrorë dhe i plotëson të gjitha standardet moderne.  Fillimisht aty do të punoj mjeku i përgjithshëm, stomatologu, laboratori dhe barnatorja e cila furnizohet me barëra nga Ministria e Shëndetësisë.

Në të ardhmen planifikohet që të ngritët niveli i shërbimeve shëndetësore edhe me mjekë gjinekolog, pediatër, internist etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)