29 Mars 2024

Turqia e gatshme të përkrahë shëndetësinë kosovare

Prishtinë, 21.prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, priti sot në takim një delegacion të Grupit më të madh mjekësor në Turqi, “Medical Park”, të kryesuar nga drejtori mjekësor, dr.  Çetin Koksal.

Ky grup mjekësor nga Turqia shprehu interesimin për bashkëpunimin me MSh-në dhe sektorin e shëndetësisë kosovare në përgjithësi.
 
Drejtori shëndetësor i “Medical Park”, dr. Çetin Koksal, ofroi bashkëpunimin në lëmi të ndryshme të shëndetësisë, filluar  nga përkrahja reformave të sistemit shëndetësor në Kosovë, që është aktualisht duke u zhvilluar, trajnimit të kuadrit shëndetësor nga Kosova  në spitalet e Grupit “Medical Park”, deri te zhvillimi i shërbimeve të reja shëndetësore, veçanërisht në lëmin e transplantimit të organeve, duke pasur parasysh faktin se ky grup shëndetësor udhëheq në këtë aspekt për tërë arenën evropiane.
 
Gjatë takimit u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)