02 Mars 2021

Trajtimi i fëmijëve me nivele të larta të plumbit në gjak

Prishtinë, 23 nëntor - Sot do të bëhet nënshkrimi i Qarkores Informative nr. 3/2010 për trajtim me DMSA (Succimer), me të cilën i hapet rruga zbatimit të Protokollit të trajtimit me DMSA për  fëmijët me nivele të larta të plumbit (Pb) në gjak.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj qarkoreje është informimi i institucioneve shëndetësore: Klinikës së Pediatrisë të QKUK, Spitalit Regjional në Mitrovicë, QKMF në Mitrovicё, IKSHPK-së dhe Instituteve Rajonale për Protokollin e trajtimit me DMSA të fëmijëve me nivele të larta të Plumbit (Pb) në gjak.

Protokolli përmban udhëzime të hollësishme për terapinë me DMSA tek fëmijët të cilët kanë nivele të larta të plumbit në gjakun e tyre. 

Ky protokoll është reviduar nga Grupi i ekspertëve të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në konsultim të ngushtë me ekspertë të OBSh-së, CDC-së, UNICEF-it dhe ekspertë të tjerë ndërkombëtarë.

Në këtë ngjarje, do të marrë pjesë edhe sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Ilir Tolaj, shefi i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, dr. Skënder Syla, kryesuesi i Gripit punues për Protokollin e trajtimit me DMSA, dr. Lulzim Çela, si dhe zyrtarë të tjerë nga Prishtina e Mitrovica.

Pas kësaj ngjarje, do të vizitohet edhe Spitali Rajonal i Mitrovicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)