29 Mars 2024

Tolaj takoi drejtorët e Spitaleve rajonale

Prishtinë, 29 tetor - Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë dr. Ilir Tolaj priti sot në takim pune drejtorët e Spitaleve Rajonale të Kosovës.

Në këtë takim, ka marrë pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ali Sadriu.

Sekretari Permanent ka kërkuar nga drejtorët e spitaleve rajonale që të shtojnë angazhimet në dy muajt e fundit të këtij viti që kanë mbetur në realizimin e investimeve kapitale dhe përmbushjen e përgjegjësive, duke shfrytëzuar buxhetin në mënyrë racionale dhe ngritur nivelin e përgjegjësive edhe në këtë kohë kur dikastere qeveritare janë pa krerët e tyre.

Përveç përpilimit me kohë të planeve të punës për vitin tjetër, është diskutuar edhe për fuqizimin e disa shërbimeve në spitalet rajonale, ashtu që midis tyre të ketë një koordinim të plotë në mënyrë që QKUK të mos ngarkohet me ofrim të atyre shërbimeve për pacientët nga rajonet, të cilat, të njëjtat mund t’i marrin në spitalet rajonale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)