28 Mars 2024

Tolaj caktohet Sekretar Permanent në MSh

Prishtinë, 29 shtator - Ministri i Shëndetësisë Bujar Bukoshi ka kthyer dr. Tolaj në detyrat e  Sekretarit të Përhershëm në MSH, sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

 Në zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës A, nr. 791/2008, datë 08.09. 2010, për anulimin e vendimit të ZMSH nr. 151-III-2009 me nr. protokolli 05-1385, datë 31.03. 2009 për caktimin e Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit të Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë,  Dr. Bujar Bukoshi, Ministër i Shëndetësisë  ka aprovuar kërkesën për ekzekutimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës  dhe ka caktuar dr. Ilir Tolajn për Sekretar Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)