23 Prill 2024

Theresa May premton 27 miliardë dollarë shtesë për sistemin shëndetësor

Londër, 18 qershor - Kryeministrja britanike Theresa May ka premtuar se fondet për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit do të rriten me 20 miliardë paund apo rreth 27 miliardë dollarë pas "Brexit"-it.

May thotë se financimi do të bëhet me paratë që nuk shpenzohen më për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe nga rritja e taksave.

Ajo shtoi se është e rëndësishme që parlamenti të mos e bllokojë largimin e Britanisë nga BE-ja:

"Ne duhet ta njohim rolin e parlamentit, por edhe duhet të sigurojmë që duart e qeverisë nuk do të jenë të lidhura gjatë negociatave dhe që parlamenti të mos e kthejë mbrapsht vullnetin e popullit"

Njoftimi u bë me rastin e 70-vjetorit të krijimit të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, i cili siguron shërbim shëndetësor falas për të gjithë ata që jetojnë në Britani.

Pavarësisht largimit, Britania do të vazhdojë pagesat për BE-së gjatë disa dekadave të ardhshme, për të shlyer të ashtuquajturën "faturë të daljes" nga BE-ja me vlerë rreth 39 miliardë paund (52 miliardë dollarë amerikanë). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)