23 Prill 2024

Themelohet Shoqata e Ergoterapeutëve të Kosovës

Prishtinë, 23 prill - Javën që lëmë pas, në qytetin e Gjilanit, u festua licencimi i 6 Ergoterapeutëve të parë në Kosovë si profesionistë të rinjë në këtë fushë dhe u themelua Shoqata e Ergoterapeutëve të Kosovës.

Në këtë ngjarje, pjesëmarrës ishin profesionistë shëndetësorë, partnerë, studentë dhe përfaqësues nga Kolegji Heimerer.

Njëherësh, Kolegji Heimerer është institucioni i cili ofron drejtimin e Ergoterapisë në vend dhe rajon dhe falë punës për disa vite, ka arritur që të ketë ndikim edhe në politikbërje ku tashmë profesioni i Ergoterapeutit njihet në Kosovë dhe profesionistët e parë janë licencuar dhe mund të ofrojnë shërbimet e tyre tek pacientët.

Kontribut të madh në këtë fushë ka dhënë padyshim edhe prof.Dianna Ullrich, e cila që nga viti 2012 është pjesë aktive dhe njëra nga mbështetëset më të mëdha në rrugëtimin drejtë promovimit dhe zhvillimit të Ergoterapisë në vend.

Po ashtu, në këtë aktivitet u ndanë mirënjohje për të gjitha vendet e praktikave, për lejimin dhe zhvillimin e profesionit nga ana e institucioneve përkatëse.

Ky aktivitet shënon edhe hapjen e muajit botërorë të Ergoterapisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)