18 Janar 2021

Studentë nga Suedia njihen me sistemin shëndetësor në Kosovë

Prishtinë, 05 tetor - Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Qendra për Zhvillim të Mjekësisë Familjare (QZHMF) dhe Qendra për Edukim të Vazhduar Infermierik (QEVI), kanë qenë sot nikoqir të një delegacioni studentësh nga Universiteti i Vasteras të Suedisë.

Ky grup i studentëve suedezë kanë zhvilluar një vizitë në institucionet e lart përmendura shëndetësore me rekomandim të Zyrës së OBSH-së në Kosovë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shëndetësisë midis Kosovës dhe Suedisë.

Ata janë pritur nga dr. Genc Ymerhalili, drejtor i QZHMF-së dhe Fetije Huruglica, shefe e Divizionit të Infermierisë në MSh, të cilët i kanë njoftuar ata me zhvillimet dhe të arriturat në sferën e Mjekësisë Familjare, Infermierisë dhe në përgjithësi në sistemin shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Studentëve suedezë u është thënë se prioritet për shëndetësinë kosovare është ngritja e standardeve të cilësisë në shërbimet shëndetësore , avancimi i reformës në shëndetësi si dhe arritja e synimeve që shëndetësinë kosovare e orientojnë drejt rezultateve që mundësojnë integrimet në BE.

Ky ekip i studentëve suedezë, gjatë ditës së nesërme do të vizitojnë edhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe disa njësi të saj, për t’u njohur me veprimtaritë konkrete në aspektin klinik të punës aty.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni suedez do të ketë takime dhe me institucione të tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në Inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e kombit” në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. (Dobresh, Komuna e Vitisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)