25 Prill 2024

Spitali në Itali mbyll pavionin e të sëmurëve me koronavirus

Parma, 2 maj - Një lajm i mirë vjen nga spitali Maggiore në Parma: Salla 26, e përdorur për kujdesin e pacientëve me Covid-19, është mbyllur.

Një video, e xhiruar në departament dhe e publikuar në rrjetet sociale nga kryebashkiaku i qytetit,  Federico Pizzarotti, tregon gëzimin dhe festën e mjekëve dhe infermierëve.

Leandra Giudice, infermierja që postoi videon, e marrë më pas nga kryetari i bashkisë, e shoqëroi atë me një shkrim: “Sepse çdo buzëqeshje sot nuk është thjesht një buzëqeshje gëzimi! Buzëqeshja e sotme është frika e ditës s ëparë dhe e çdo dite më pas se mos gabonim, se mos nuk do e bënim dot më, Mos të binim në ankth dhe dhembje."

"Po po, ankth … më e keqja e ndjenjave që një njeri mund të ketë! Si nuk mund ta provosh ankth pasi ke parë atë masakër? Buzëqeshja e sotme është zemërimi i ditës së parë dhe i atyre që pasuan, zemërimi se kemi dhënën  pak ose jo mjaftueshëm; por me siguri nuk do të kishte qenë kurrë kaq sa duhet!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)